Metodologjia

Kolegji Europian i Kosovës gjatë ofrimit të shërbimeve për vlerësimin e riskut dhe shëndetit në punë ka qasje profesionale dhe praktike e cila vjen si rezultat i eksperiencës shumëvjeçare dhe bashkëpunimit me kompani dhe instituticone vendore dhe  ndërkombëtare.

Ne vendosim vetën në pozitën tuaj duke adaptuar qasjen tonë në mënyrë që të mos pengojmë proceset e punës dhe bashkëpunojmë me qëllim që të arrijmë objektivën dhe rezultatin e dëshiuar.

Vlerësimi i Riskut
dhe Përpilimi i raportit

Vlerësimi i Riskut dhe përpilimi i raportit për vlerësimin e riskut realizohet për pozitë pune me qëllim të identifikimit, analizimit dhe propozimit të rekomandimeve përmes të cilave rritet siguria, përmirsohen kushtet dhe dokumentohet pranë organeve përgjegjëse

Inspektimi & Testimi
Sistematik i mjeteve të punës

Inspektimi dhe testimi sistematik i mjeteve të punës realizohet nga ekspertë të liçensuar me qëllim të identifikimit të riskut, dhënien e rekomandimeve me qëllim të krijimit të një ambienti më të sigurtë.

Trajnimi profesional
i stafit brenda kompanisë

ECK përpilon dhe realizon programin e trajnimeve për të punësuarit e kompanisë me qëllim të informimit dhe përgatitjes së tyre për punë të sigurtë si dhe certifikimin e tyre pranë kompanisë,

Kryerja e matjeve
periodike të dëmtimeve

Ne realizojmë kryerjen e matjeve periodike të dëmtimeve kimike, fizike, biologjike si dhe dëmtimeve nga kushtet mikroklimatike në ambientet e punës. Këto matje realizohen falë përdorimit të paisjeve të teknologjisë së fundit nga fusha e SSHP.

Kordinatori për Siguri &
Shëndet në Punë

Ju fokusohuni në punët e juaja përderisa ne në mënyrë të vazhdueshme përkujdesemi për Sigurinë & Shëndetin në Punë si dhe ndërtimin e sistemit mbikqyrës në kompaninë tuaj në përputhje të plotë me ligjin.

Shërbime Ligjore

Me një staf profesional dhe eksperiencë shumëvjeçare, ECK ofron shërbime ligjore me fokus në çështjet e punës për kompani me qëllim të krijimit të mbrojtjes ligjore dhe të qenit në përputhshmëri të plotë me kërkesat ligjore.

Për pyetje apo informata lidhur me procesin e vlerësimit të riskut ndihuni të lirë të na kontaktoni.

Consulting theme is an invaluable partner. Our teams have collaborated to support the growing field of practitioners using collective impact.

placeholder
Donald Simpson
Chairman, Bluewater Corp

Dëshironi të caktoni një takim?