FAQ

Me realizimin e këtij vlerësimi ju përmbushni obligimin ligjor, mbroni sigurinë & shëndetin e stafit tuaj si dhe shmangni gjobat nga 500 – 35,000 euro.

Vlerësimi i Riskut & Shëndetit në Punë përfshinë shërbimet si vlerësimi i riskut dhe përpilimi i raportit për vlerësimin e riskut, inspktimin dhe testimin sistematik të mjeteve të punës, përgatitjen dhe realizimin e programit për trajnime për të punësuarit si dhe kryerjen e matjeve periodike të dëmtimeve kimike, fizike, biologjike si dhe dëmtimeve nga kushtet mikroklimatike në ambientet e punës.

Mosrespektimi i kërkesave ligjore sipas Ligjit për Siguri & Shëndet në punë parasheh denime nga 500€ deri 35,000€ për kompaninë dhe personin përgjegjës si dhe varësisht nga rasti mund të shkoj edhe në procedure penale.

Në rast se ju keni realizuar vlerësimin e sigurisë & Shëndetit në Punë atëherë ju duhet të realizoni përsëri vetëm atëherë kur keni ndryshuar/shtuar lokacione (hapësira pune), staf (Pozita pune), Punëtorë (punëtorë të ri).

Ky proces nuk ofrohet nga kompanitë e sigurimeve dhe si i tillë është i veçantë nga shërbimet që ofrojnë kompanitë e sigurimeve. Ne jemi të rregulluar nga Ligji për Siguri & Shëndet në Punë dhe licencuar nga MPMS për ofrimin e shërbimeve për siguri dhe shëndet në punë, ku raportet tona njihen nga organet përgjegjëse.

Varësisht nga madhësia e kompanisë, lokacioneve të punës dhe stafit që keni brenda kompanisë. Gjithsesi në secilin rast ky proces kushton më lirë sesa mosrealizimi i tij dhe lënia e mundësisë për rreziqe apo dhe denime eventuale.

Kohëzgjatja e procesit të vlerësimit të riskut dhe shëndetit në punë varet nga faktorë të ndryshëm si bashkëpunimi, madhësia e kompanisë, numri i të punësuarëve, numri i lokacioneve etj.  Mesatarisht një proces i tillë zgjatë deri në 3 muaj.

Sipas ligjit për Siguri & Shëndet në Punë secila kompani mbi 50 punëtorë duhet të ketë një person i cili ka për detyrë dhe përgjegjësi Sigurinë & Shëndetin në Punë. Marrë parasysh se është pozitë me rëndësi e cila kërkon profesionalizëm dhe njohuri, Kolegji Europian i Kosovës lidh bashkëpunim me kompaninë tuaj për ofrimin e shërbimeve për Siguri & Shëndet në punë, kësisoj duke kriju sistemin e mbikqyrjes dhe krijuar sigurinë ligjore në përputhje me ligjin.

Ekipi ynë profesional ju ofron shërbime ligjore të cilat janë të fokusuara në çështjet e punës duke ju krijuar sistemin e brendshëm i cili siguron efikasitet, rregullsi dhe menaxhim profesional dhe në përputhje me dispozitat ligjore. Ju fokusohuni në punën që ju bëni më së miri ndërsa ne kujdesemi për aspektin ligjor.

Posa të na kontaktoni ne do të përcaktojmë një takim me përgjegjësit e dep. për siguri dhe shëndet në punë të cilët gjatë takimit me ju do të ju njoftojnë mbi hapat që duhet ndërmarrë për realizimin e procesit të vlerësimit. Në rast aprovimi nga ana juaj, ne nënshkruajmë kontratën e cila krijon mbulushmëri ligjore deri në realizimin e procesit.

Ju mund të na kontaktoni në numrat gjeneral të administratës 038 22 82 28 / 044 97 28 28 / 049 87 28 28 apo drejtpërdrejt dep. për siguri & shëndet në Punë 049 45 45 41. Gjithashtu ju mund të na shkruani email përmes info@eck-edu.org

Ndihuni të lirë të na kontaktoni për pyetje apo informata tjera.