Rreth nesh
European College of Kosovo – Kolegji Europian i Kosovës është institucion profesional i cili ofron programe profesionale, trajnime, certifikime ndërkombëtare si dhe shërbime profesionale. Kolegji Europian i Kosovës është i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve si dhe licencuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për ofrimin e programeve profesionale: Shitja & Shërbimi ndaj Klientit si dhe Zhvillues Softueri.
Tutje, ECK është i licencuar ndërkombëtarisht nga Pearson Test of English (Angli) për ofrimin e trajnimeve dhe certifikimeve, Vocational Competence Certificate (BE) për ofrimin e trajnimeve dhe certifikimeve profesionale, EIPASS (Itali) për trajnime dhe certifikime të shkathtësive digjitale.
Përveç licencave ndërkombëtare, Kolegji Europian i Kosovës është i licencuar edhe nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për ofrimin e shërbimeve profesionale të Vlerësimit të Sigurisë & Shëndetit në Punë si dhe shërbimeve profesionale për ndërmjetësim në punësim.
Historiku
-
2014
Themelimi i Kolegjit
Ky ishte viti kur ne u themeluam si rezultat i bashkimit të profesorëve vendorë dhe ndërkombëtar.
-
2016
+100 partnerë vendorë & ndërkombëtar
Mbi 100 partnerë vendorë dhe ndërkombëtar në kuadër të bashkëpunimit në fusha si Erasmus+, Horizon2020, Ngritjen e kapaciteteve dhe Orientimit në karrierë.
-
2017
Institucion Profesional
Tashmë ECK njihet në tregun e punës si institucion serioz i cili përgatitë kuadrot për tregun e punës. Këtë vit ne u bëmë Institucioni i parë profesional i fokusuar 100% në tregun e punës.
-
2019
+300 të punësuar
Edhe pse jo lehtë, përgjatë viteve Kolegji Europian i Kosovës ka arritur të trajnoj dhe pastaj ndërmjetësoj për punë praktike apo punësim të mbi 300 të rinjëve në mbarë Kosovën.
-
2020
+10,000 të trajnuar
Mbi 10,000 persona të trajnuar nga Kolegji Europian i Kosovës në fusha të ndryshme.
Liçensimi
Kolegji Europian i Kosovës është liçensuar nga Ministria e Punës & Mirëqenies për ofrimin e shërbimeve profesionale nga fusha e Sigurisë & Shëndetit në Punë në vitin 2017. Misioni i Dep. për Siguri dhe Shëndet në Punë është “Siguria e punëtorit mbi të gjitha“
Si të mbrohemi nga Covid19
Me mbi 100 partner ndërkombëtar, +5 akreditime & licensime ndërkombëtare, +10,000 pjesëmarrës të trajnuar dhe +300 të punësuar ne kemi sfiduar papunësinë në Kosovë dhe përgatitë të rinjtë për sfidat e së ardhmes