Metodologjia
Kolegji Europian i Kosovës gjatë ofrimit të shërbimeve për vlerësimin e riskut dhe shëndetit në punë ka qasje profesionale dhe praktike e cila vjen si rezultat i eksperiencës shumëvjeçare dhe bashkëpunimit me kompani dhe instituticone vendore dhe ndërkombëtare.
Ne vendosim vetën në pozitën tuaj duke adaptuar qasjen tonë në mënyrë që të mos pengojmë proceset e punës dhe bashkëpunojmë me qëllim që të arrijmë objektivën dhe rezultatin e dëshiuar.
Vlerësimi i Riskut
dhe Përpilimi i raportit
Vlerësimi i Riskut dhe përpilimi i raportit për vlerësimin e riskut realizohet për pozitë pune me qëllim të identifikimit, analizimit dhe propozimit të rekomandimeve përmes të cilave rritet siguria, përmirsohen kushtet dhe dokumentohet pranë organeve përgjegjëse
Inspektimi & Testimi
Sistematik i mjeteve të punës
Inspektimi dhe testimi sistematik i mjeteve të punës realizohet nga ekspertë të liçensuar me qëllim të identifikimit të riskut, dhënien e rekomandimeve me qëllim të krijimit të një ambienti më të sigurtë.
Trajnimi profesional
i stafit brenda kompanisë
ECK përpilon dhe realizon programin e trajnimeve për të punësuarit e kompanisë me qëllim të informimit dhe përgatitjes së tyre për punë të sigurtë si dhe certifikimin e tyre pranë kompanisë,
Kryerja e matjeve
periodike të dëmtimeve
Ne realizojmë kryerjen e matjeve periodike të dëmtimeve kimike, fizike, biologjike si dhe dëmtimeve nga kushtet mikroklimatike në ambientet e punës. Këto matje realizohen falë përdorimit të paisjeve të teknologjisë së fundit nga fusha e SSHP.
Kordinatori për Siguri &
Shëndet në Punë
Ju fokusohuni në punët e juaja përderisa ne në mënyrë të vazhdueshme përkujdesemi për Sigurinë & Shëndetin në Punë si dhe ndërtimin e sistemit mbikqyrës në kompaninë tuaj në përputhje të plotë me ligjin.
Shërbime Ligjore
Me një staf profesional dhe eksperiencë shumëvjeçare, ECK ofron shërbime ligjore me fokus në çështjet e punës për kompani me qëllim të krijimit të mbrojtjes ligjore dhe të qenit në përputhshmëri të plotë me kërkesat ligjore.